E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Ristani Kontroll parave te fushates

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon të gjithë  kapacitetet teknike për të zbardhur fiancat e partive. Arben Ristani deklaron se institucioni që drejton, mund të bëjë në mënyrë të paanshme auditimin e subjekteve politike, siç  parashikon ligji i ri.
”Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në bazë të kodit zgjedhor ka nisur që në zgjedhjet e kaluara një procedurë për kontrollin e financave të partive gjatë fushatave elektorale. Pasi të miratohet do të shohim se cfarë mekanizmash do të ketë përpunuar ligji, cfarë kompetenca do t’i japi KQZ, por sido që të jenë ne do të jemi të angazhuar për të realizuar detyrat” tha Ristani.

Para ndërhyrjes në ligj, auditim në periudhat jashtë fushatave zgjedhore për subjeketet poltike është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Drafti, që ende nuk është votuar në kuvend, hasi në kundërshti të forta të socialistëve të cilët e shihni kompetencën e re të KQZ-së si një vegël kundër opozitës. 

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›