Elbasan, bie nga pallati, humb jetën punëtori

Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Elbasan pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku punonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër qendër së qytetit të Elbasanit ku 55-vjeçari Naol Çakalli është rrëzuar aksidentalisht nga skela teksa ishte duke punuar në një pallat në ndërtim.
Përplasja ka qënë fatale për punëtorin i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.