E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj “acarohet” me Berishën

Librazhd - Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS, Valentina Leskaj, së bashku me deputetin Taulant Balla, janë takuar me banorët e fshatit Lunik në qytetin e Librazhdit, në kuadrin e prezantimit të Programit të Ri Qeverisës. “Problematika e fshatit gjatë këtyre 4 viteve të fundit ka qenë më e rëndë se para vitit 2005”-ka theksuar Leskaj, pasi qeveria e Sali Berishës, ka menduar më shumë për pasurimin e oborrtarëve të vet në kryeqytet. Sipas Leskajt, me programin e ri të Partisë Socialiste, fshati do të jetë në vëmendje të plotë të qeverisë së re që do të dal pas 28 qershorit, pasi është forca politike që do të ndryshoj gjithë Shqipërinë.

“Të ndërtojmë një qeveri për njerëzit dhe jo një qeveri për familjen, si ajo e ndërtuar në Tiranë nga Sali Berisha. E keni ndjekur, që ditët e fundit i është sulur medias dhe unë e di që populli është një popull shumë i zgjuar, kudo që jeton, e kupton, se Sali Berisha sa herë është në hall, i sulet medias së lirë dhe të pavarur, por duhet të kuptojmë një herë e mirë se nuk është faji i medias që ai ngriti një qeveri në shërbim të familjes, apo se Shqipëria sot është më e varfër se kurrë”-theksoi Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›