Egjipt, qeveria e re merr zyrtarisht detyrën

Pothuaj gjysma e portofoleve ka ndryshuar, por disa ministra të kundërshtuar për shkak të lidhjeve të tyre me regjimin e përmbysur të Hosni Mubarakut apo për mospjesëmarrje në reforma, mbetën në fuqi.
Rreth 15 ministra të rinj hynë në qeverinë e kryeministrit Sharaf dhe rreth 10 anëtarë të ekipit të mëparshëm mbajnë postet që kishin.
Kjo qeveri ka për detyrë të rivendosë besimin në realizimin e ndryshimeve të premtuara pas rrëzimit të Mubarak në shkurt.
Formimi i saj, fillimisht i pritur të hënën por i shtyrë disa ditë për shkak të tratativave të shumta të minutës së fundit dhe presionit nga protestat, si dhe nga problemet shëndetësore të Sharafit, 59 vjeç, i cili është shtruar për një kohë të shkurtër në spital.
“Ministrat e rinj të qeverisë ‘Sharaf’ bënë betimin përpara marshallit Husein Tantaoui, shef i Këshillit të lartë të forcave të armatosura, instanca që drejton vendin që prej largimit të Mubarakut”, njoftoi “Mena”.
/Start/
2011-07-21 18:51