E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, aksident, vdesin 3 serbë e një shqiptar

ATHINE- Tre shtetas serbë dhe një shtetas shqiptar kanë vdekur nga një aksident tragjik që ndodhi në Greqi. Aksidenti ndodhi në autostradën Athinë-Evzoni.

Makina në të cilën udhëtonte një familje serbe, turistë në Greqi, prindërit, fëmija 11 vjec dhe shoferi, u përplas kokë më kokë me veturën që drejtohej nga një shtetas shqiptar.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe si pasojë e saj mbetën të vdekur të tre anëtarët e familjes serbe, ndërsa shqiptari humbi jetën në spital. Shoferi serb është i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore.

Policia po heton mbi shkakun e këtij aksidenti tragjik.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›