Hitleri hapi shkollë për të mësuar qentë të flisnin
Hitleri, i çmenduri pas kafshëve, besonte se qentë janë po aq inteligjentë sa njerëzit dhe shpresonte se ata do të mësonin të komunikonin me mjeshtrit e tij të SS-ve. Ai kishte ndërtuar një shkollë që ti trajnonte qentë të flisnin dhe të lexonin. Plani ishte që qentë e shkolluar të ruanin kampet e përqendrimit dhe ushtarët e përdorur si roje të bashkoheshin në luftime. Ka pasur histori të ndryshme për qen që flasin. Një terrier në Gjermani ka treguar germat e alfabetit që i kërkoheshin, duke i prekur me putrën e tij. Një tjetër histori tregon për një qen që thoshte Mein Fuhrer, ndërsa një tjetër ka imituar pronarin e tij, duke thënë Jam i uritur! Më jep kek, në gjermanisht. Eksperimente të tjera kanë parë të ashtuquajturit shkencëtarë, të cilët testonin komunikime telepatike mes qenve dhe njerëzve. Historia e shkollës së qenve në Gjermani është detajuar në një libër nga dr. Jan Bondeson. Është absolutisht e jashtëzakonshme. Ka pasur eksperimente mjaft të çuditshme në Gjermaninë e asaj kohe në lidhje me komunikimin njeri-qen. Por nuk ka prova se këto eksperimente mund të kenë dhënë ndonjëherë fryte, tha studiuesi.