E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemika për drejtuesin e ri të FMN, kandidon Legarde

Ministrja franceze e Financave, Kristin Legarde, ka hedhur zyrtarisht kandidaturën për të marrë në duar drejtimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas largimit të Dominik Shtraus Kan për shkak të skandalit seksual. Edhe pse prej shumë kohësh flitej se pasuesi i tij do të ishte nga Europa, tashmë që zgjedhja e kreut të ri të institucionit më të madh monetar në botë po afron, zërat nga vendet e tjera jo-europiane janë ashpërsuar, në përpjekjet për ta nxjerrë liderin e ri të FMN-së jashtë kornizave të BE-së. Vendet të cilat nuk dëshirojnë që drejtuesi i ri i FMN-s të jetë evropian, janë:  Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Jemi të shqetësuar për deklaratat e fundit publike nga funksionarë të lartë europianë mbi vullnetin e Europës për të mbajtur në postin e drejtuesit të FMN-së një anëtar të tyre, lexohet në deklaratë. Më tej, thuhet se lideri i rij jo domosdoshmërisht duhet të jetë europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›