E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, turma manifestuesish protestojnë në sheshin “Tahrir”

Manifestuesit, që sipas disa faqeve interneti shkojnë deri në dhjetë mijë, kërkojnë  përfundimin e proceseve gjyqësore kundër atyre që urdhëruan shtypjen e dhunshme të revolucionit të janarit dhe shkurtit, në mbështetje të familjeve të rreth 800 “martirëve”.

Një kortezh manifestuesish iu afrua selisë së Këshillit të Ministrave po pa tentuar të hyjë me forcë apo të kishte përplasje me forcat e rendit dhe një tjetër kortezh mbërrit deri para Ministrisë së Brendshme, por pa trazira dhe incidente.

“Populli kërkon dënimin e vrasësit”, bërtisnin manifestuesit duke iu referuar ish-ministrit të Brendshëm Habib el Adly, ndërkohë që të tjerë nënkuptonin kryeministrin Essam Sharaf.
/Start/

                                                                                             2011-07-01 21:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›