E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, pezullohet Prokurori i Përgjithshëm, për njohjen me trafikantin e armëve

SARAJEVË- Prokurori i Përgjithshëm i Bosnje-Hercegovinës, Milorad Barasin u pezullua sot nga posti i tij pas akuzave të bëra nga shtypi boshnjak për lidhje me një trafikant të njohur armësh.

‘Milorad Barasin do të largohet përkohësisht nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm të Bosnje-Hercegovinës duke nisur që nga 1 korriku, deri në përfundim të procedurës disiplinore",- thuhet në komunikatën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila reagoi mbi këtë cështje.

Ky vendim u mor nga komisioni disiplinor i instancës së parë dhe prokurori ka tre ditë afat për apeluar vendimin.

Prokurori i Përgjithshëm i Bosnje-Hercegovinës Milorad Barasi është emëruar në muajin shkurt të vitit 2009 me një mandat gjashtë vjeçar. Mësohet se ai muajt e fundit është akuzuar nga shtypi boshnjak për sipas shtypit boshnjak, në listën lidhjet me një trafikantin serb të armëve Slobodan Tesic, i cili bën pjesë në listën e zezë të Kombeve të BAshkuara për trafikmim ndërkombëtar armësh.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›