E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot nis funksionimin për herë të parë linja hekurudhore Shkup-Burgas

SHKUP- Linja hekurudhore Shkup-Burgas në Bullgari që sot do të nisë funksionimin. Kjo linjë mësohet se do të funksionojë gjatë gjithë sezonit veror.

Qytetarët vendas dhe nga rajoni do të mund të shfrytëzojnë këtë linjë hekurudhore e cila e ka pikënisjen në Shkup dhe destinacionin në Burgas qytetin bregdetar pranë Detit të Zi dhe tepër të vizituar nga turistët e huaj.

Institucioni hekurudhor maqedonas bën të ditur se këtë verë do të ketë linja direkte me Selanikun, Barin e Malit të Zi, Bratisllavën, Pragën, Budapestin, Kievin dhe Moskën.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›