Tragjedi në fushën e futbollit, 73 të vdekur

Të paktën 73 njerëz kanë vdekur në dhunën që pasoi në një ndeshje futbolli, në qytetin Port Said të Egjiptit, pasi që tifozët vërshuan në fushë, vetëm disa sekonda pas mbarimit të lojës, raporton agjencia e lajmeve, Associated Press.
Disa nga të vdekurit në përleshje ishin pjesëtarë të sigurimit. Zyrtarët thanë se tifozët vërshuan në fushë pas fitores së ekipit të tyre vendës Al Masri me rezultat 3 me 1 kundër ekipit kryesor të Egjiptit Al Ahli. Zyrtarët egjiptian kanë folur në kushte anonimiteti, meqë nuk ishin të autorizuar të flisnin për mediat. (Foto: Reuters)