Egjipti grabitet gjatë fitores me Italinë
Fitorja 1-0 kundër Italisë në Kupën e Konfederatave u ka kushtuar shtrenjtë futbollistëve të Egjiptit. Gjatë kohës kur ndeshja po luhej në Pretoria, dhomat e disa lojtarëve të përfaqësueses afrikane janë grabitur. Policia lokale ka nisur menjëherë hetimet rreth marrjes së afro 2400 dollarëve amerikanë nga valixhet e pesë sportistëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. "Pesë lojtarë kanë denoncuar vjedhjen e parave, ndërsa shifra e përgjithshme e dëmit është 2400 dollarë", deklaroi Thembi Nkhuashu, një zëdhënës i policisë. Një prej arsyeve që mund të ketë favorizuar grabitjen, ka qenë pakujdesia e treguar nga lojtarët egjiptianë. "Të gjithë kishin kasaforta nëpër dhoma dhe u informuan rreth mënyrës si mund t‘i përdornin, por lojtarët nuk i ndoqën këshillat", tha Mahmud Taher, shefja e delegacionit. Skuadra e "faraonëve" u transferua në Rustenberg, ku të dielën do të ndeshen me SHBA-në.