Shkodër, argjinatura e re pritë përmbytjeve

Një argjinaturë e fuqishme që po ndërtohet në lumin Kir, pritet t’i japë zgjidhje problemit që prej këtij dimri që pritet të vijë. Me ndërtimin e kësaj argjinature eliminohet gërryerja e një pjese të konsiderueshme të pjesës anësore të rrugës nga qëndra e komunës, pranë Urës së Mesit, në drejtim të komunës Prekal.
Në të njëjtën kohë, ngritja e kësaj argjinature, mbi 200 metra e gjatë dhe 10 metra e lartë, sipas specialistëve pranë prefekturës Shkodër, falë projektit dhe studimit të hartuar, është maksimalisht e garantuar për mbrojtjen, jo vetem të zonës në fjalë, por edhe të urës së Mesit, një prej vlerave të trashëgimisë kombëtare, e cila me historinë shumë vjeçare dhe stilin e veçantë të ndërtimit, vazhdon të tërheqë shumë turistë, vendas dhe të huaj. Gjithashtu, po rikontruktohet edhe aksi rrugor Postribë-Prekal. /Start/
2012-06-23 12:45