Frattini Hetim mbi raportin Marti
Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, ka thënë se kërkohet një hetim i thelluar dhe i pavarur mbi elementët që dalin nga raporti Marti. Këto komente kryediplomati italian i ka bërë gjatë një konference me homologun serb, Vuk Jeremic, gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd.
“Jam mësuar ti konsideroj raportet jo si të vërteta, por si një bazë nisjeje për të arritur tek e vërteta”, ka shpjeguar titullari italian. Duke folur më tej, për raportet dypalëshe mes Beogradit dhe Prishtinës, Fratini ka deklaruar se qeveria italiane pret që dialogu të nisë me gatishmërinë më të madhe mes palëve.
Alsat