E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjiptianët në protestë: Duam karta falas

Vendimi për dhënien falas të kartave të identitetit për romët, ka revoltuar komunitetin tjetër shqiptar, atë të egjiptianëve. Një grup përfaqësuesisht nga ky komunitet, kanë protestuar përpara kryeministrisë duke kërkuar pajisjen me karta identiteti falas. Në këtë organizim, ata deklarojnë se romët, nuk janë e vetmja shtresë e margjinalizuar dhe në vështirësi ekonomike. Një ditë më parë edhe pensionistët kanë protestuar përpara godinës së qeverisë për këtë kërkuar pajisjen me karta identiteti falas. Kjo kategori sociale dhe ato të sipër përmendura pretendojnë se çmimi i pajisjes me këtë kartë është i papërballueshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›