Shtëpia që kushton 121 milionë dollarë
Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 17:30
Një fermë kuajsh në SHBA, e quajtur “Toka dhe Kështjella e Jacksonit”, është në shitje për 121 milion dollarë. Mendohet se është shtëpia më e shtrenjtë në botë që ka dalë në shitje.
Banesa ka tri dhoma gjumi, katër dhoma të tjera të vogla për miqtë, ka për qark rreth 4000 metra katror dhe ndodhet në Wyoming.
Prona është e rrethuar nga male shkëmbore.
Kjo fermë më parë ishte pronë e guvernatorit Cliford Hansen, ndërsa së fundmi është shitur nga një pronarë kazinoje.
Deri më tani shtëpinë më të shtrenjtë në bota e ka blerë magnati ukrainas, Rinat Akhmetov.
Sipas Financial Times, ai ka blerë një shtëpi në Londër për 155 milion euro.