Rrëzohet një aeroplan në Pakistan
Një aeroplanë me 152 udhëtarë në bord u rrëzua sot, si pasojë e motit të keq në kodrat afër kryeqytetit Islamabad.
Deri tani nga avioni janë nxjerrë trupat e pa jetë të 20 personave dhe pesë të lënduarve të cilët janë dërguar menjëherë në spital.
Lajmi konfirmohet dhe nga ministri pakistanez i Punëve të Brendshme, Rehman Malik, për televizionin lokal Express TV, i cili duke e quajtur ngjarjen një tragjedi të madhe, theksoi se "në pamje të parë, shkaku i aksidentit është moti i keq”.
“Por, u takon hetuesve ta përcaktojnë këtë. Tani po merremi me operacionet e ndihmës dhe të shoqërimit të të afërmve të udhëtarëve”, shtoi ai.
Zëdhënësi i aviacionit civil, Pervez George, njofton se avioni 202 i kompanisë "Airblue" u nis nga Karaçi, kryeqyteti financiar i Pakistanit, në orën 07:45 të mëngjesit dhe në çastin e rrëzimit po përgatitej të ulej në Islamabad. George sqaron se zona e aksidentit është me terren tepër të vështirë.
Aeroplani u rrëzua vetëm disa minuta para se të aterronte.
Në kohën e aksidentit ka pasur stuhi dhe shira dhe aeroplani kishte humbur komunikimin me kullën e kontrollit.
Për shkak të motit shumë fluturime ishin anuluar.
Zëdhënësi i kësaj kompanie tha se “është e qartë se shkak i përplasjes ishte moti i keq, por këtë ua lëmë hetuesve”.