Zelaya/ Presidenti i dëbuar, rikthehet në Honduras
Presidenti i dëbuar hondurian Jose Manuel Zelaya është rikthyer në kryeqytetin e Hondurasit, ku ka planifikuar të takohet më kritikët e tij për të mundësuar rikthimin në pushtet. Në kryeqytetin e Tegucigalpa-s, qeveria de facto e Hondurasit ka përzgjatur deri në orët e vona të së martës gjendjen e shtetrrethimit në të gjithë territorin e vendit. Vendimi u mor për të parandaluar manifestimet në favor të presidentit të larguar nga pushteti Manuel Zelaya, i cili është rikthyer paparitur në vend dhe është strehuar në ambasadën braziliane. Shtetrrethimi ishte dekretuar nga administrata e grusht-shtetit, dhe si fillim është përcaktuar të zgjase deri në orën 7 të së martës sipas orës lokale. "Nuk e kam parë kurrë qiellin kaq blu dhe kaq të bukur", tha Zelya për "CNN", në një interviste telefonike nga ambasada braziliane. Ndërsa falenderoi edhe ambasadorin brazilian për mbrojtjen që po i bën dhe strehimin. Qeveria de facto e Hondurasit ka përzgjatur deri në orët e vona të së martës gjendjen e shtetrrethimit në të gjithë territorin e vendit. Vendimi u mor për të parandaluar manifestimet në favor të presidentit të larguar nga pushteti Manuel Zelaya, i cili është rikthyer paparitur në vend dhe është strehuar në ambasadën braziliane. Shtetrrethimi ishte dekretuar nga administrata e grusht-shtetit, dhe si fillim është përcaktuar të zgjase deri në orën 7:00 të së martës sipas orës locale. Presidenti Zelaya u dëbua tre muaj më parë. Ndërkohë të gjitha aeroportet janë mbyllur dhe de facto autoritetet e kanë vënë ushtrinë dhe policinë në gjendje gatishmërie. Sapo u njoftua lajmi, turma përkrahësish u mblodhën jashtë ambasadës braziliane në Honduras dhe qëndruan atje deri sa filloi gjendja e shterrethimit. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ndërkohë ka thënë se kthimi në vend i Manuel Zelaya-s, nuk duhet të çojë vendin në veprime të dhunshme. Këtë deklaratë Clinton e ka dhënë në Nju-Jork, ndërsa u takua me presidentin e Kosta Rikës, Oscar Arias, që është përpjekur të zgjidhë konfliktin në fjalë.