Ekipet e moshave, hallka e këputur e futbollit modern shqiptar

Nga Algen Vrapi
Albania-Sport - Në një thënie të famshme të tij, Pierr de Kubertën, shpikësi i Olimpiadave moderne, thotë pak a shumë kështu: "Pesë kampionë të vërtetë, në majën e piramidës, mund të dalin vetëm kur 20 të jenë të specializuar në atë sport, kur 50 ta ushtrojnë atë sport dhe 100 të merren me kulturë fizike". Zbatimi në praktikë i kësaj mendësie ka shpënë në krijimin e shkollave të vërteta, ku talentet rriten drejt dhe kthehen në yje të së nesërmes. Karlos Alberto Parreira, i cili e quan trishtues gjendjen e futbollit të moshave në Afrikën e Jugut, i ka vënë detyrë vetes jo vetëm të merret me kombëtaren e të rriturve, por të ndihmojë edhe për përparimin e 18 e 20-vjecarëve, madje edhe të 12-vjecarëve. Duke zhvilluar bazën e piramidës, Parreira synon në një ekip të rriturish sa më konkurrues. Trajneri i përfaqësueses italiane U-21, Pjerluixhi Kaziragi, duke komentuar shortin për eliminatoret e Kampionatit Evropian të U-21 për vitin 2009, thotë: "Kroacia është një skuadër shumë e ngjashme me ne. Edhe Greqia i ka të gjitha mundësitë për të bërë të sajën". Sigurisht Kaziragi ka mendimin e tij, kur le të nënkuptohet që Shqipëria nuk është pretendente për t'u kualifikuar. Në fakt, i tillë është realiteti i Shpresës sonë dhe i ekipeve të tjerë të moshave, jo shumë ndryshe nga realiteti i përfaqësueses së të rriturve. Përballë një gjendjeje të tillë a duhet të luftojmë me taktika që kanë rezultuar të pavlera, për të siguruar në grupet kualifikuese një vend paksa larg vendit të fundit? Cfarë vlere ka nëse me ekipet përfaqësuese të moshave në konkurrime serioze zëmë vendin e katërt apo të gjashtë në grup. Ka vlerë vetëm për ata që merren me statistika. Mendësia e kampionatizmit, tepër e dëmshme te ekipet e moshave që konkurrojnë në kampionate të ndryshme brenda vendit, përcillet te trajnerët e lojtarët që përfaqësojnë Shqipërinë në konkurrime të ndryshme moshash në rajon e në Evropë. Përfundon te Shpresa e deri te kombëtarja e të rriturve. Traineri i kombëtares, kur merr detyrën, a duhet të njohë të gjithë sistemin futbollistik të atij vendi, ekipet përfaqësuese zinxhir? A duhet të bashkëpunojë, të ndihmojë, të japë përvojë? Marcelo Lipi, tekniku fitues i Kupës së fundit të Botës, pohon: "Të punosh me të rinjtë është një mision". Kjo ka një domethënie të madhe për të gjithë teknikët e kombëtares shqiptare që kanë ardhur, janë e do të vijnë. Por ka vite e vite që nuk ndodh. Ka vite e vite që vetëm zinxhir nuk mund të quhet sistemi i ekipeve përfaqësues të Shqipërisë. Përndryshe nuk do të dilnim, shpesh më kot, të kërkonim djelmosha të talentuar bashkëkombas nëpër Europë. Dhe suksesi apo dështimi i trainerëve të kombëtares shqiptare, vjen e vlerësohet pastaj me një njësi mase të cuditshme: sa vende kemi lënë prapa në grup. Kjo vlen vetëm për njerëzit e statistikave, tifozët e harrojnë menjëherë.