Renditja FIFA: Të gjithë ngjiten, vetëm Shqipëria zbret

Albania-sport - Humbja me Maqedoninë i ka kushtuar një vend Shqipërisë ne renditjen botërore të FIFA-s për muajin shkurt 2007.
Shqipëria tani është 87-ta, kur në muajin janar ajo renditej në vendin e 86. Vendi ynë rikthehet sërish në pozicionin e muajit dhjetor 2006.
Kombëtarja shqiptare ka tashmë minus 36 pikë, ne krahasim me janarin.
Shqipëria ndodhet në të njëjtin vend (87) me Kanadanë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Guatemalën. Përpara vendit tonë ndodhet Gjeorgjia, e 86-ta.
Në grupin tonë, Holanda vazhdon dominimin me vendin e 7-të më të mirë në botë (1312 pikë), Rumania është ngjitur 5 vende dhe ndodhet në pozicionin 15 (912 pikë); Bullgaria ngjitur po 5 vende një vend dhe renditet e 37-a (689 pikë); Bjellorusia ka marrë një bonus +1 vend dhe tani është në vendin e 69-të (445 pikë). Sllovenia, kundërshtari ynë i 24 marsit ka bërë kapërximin më të madh me 6 vende dhe tani e shohim në vendin e 71 (439 pikë). Edhe Luksemburgu është ngjitur 5 vende dhe tani rendit në vendin e 181-të me 41 pikë.
RENDITJET E VITIT 2007 PËR SHQIPËRINË
* Shkurt, vendi 87
* Janar, vendi 86
RENDITJET E VITIT 2006 PËR SHQIPËRINË
• Dhjetor, vendi 87
• Nëntor, vendi 86
• Tetor, vendi 88
• Shtator, vendi 75
• Gusht, vendi 62
• Korrik, vendi 65
• Qershor, vendi 85
• Maj, vendi 85
• Prill, vendi 86
• Mars, vendi 88
• Shkurt, vendi 82
• Janar, vendi 83