E Shtunë, 31 Tetor 2026

SK Bran i Memellit fiton me Rosenborg

Albania-sport - Pas fitores 1-0 me Helsingborg, SK Bran Bergen fitoi sot 2-1 me Rosenborg (ora 18:30), ndeshje miqësore këto në kuadrin e fazës përgatitore që skuadra norvegjeze po zhvillon në La Manga të Spanjës. Në rast se në ndeshjen e parë sulmuesi shqiptar, Migen Memelli mungoi për shkak të gjendjes së rënduar gripale, në takimin e sotëm kundër Rozenborg, futbollisti i Kombëtares shqitare, u aktivizua si zëvendësues i Bent Saternes, edhe pse nuk mundi të shënonte gol. SK Bran udhëhoqi 2-0, para se Rozenborgu të shënonte golin e nderit. Ndeshja e ardhshme miqësore për SK Bran është ajo kundër KR (17 shkurt, ora 16:00), ndërsa më pas në program është dhe nëj tjetër miqësore: Bran-VIF (20 shkurt, 18:30).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›