E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipi fitues i Sali Berishës

Kryeministri dhe Kryetari i PD-së Sali Berisha ka shpallur mbrëmë listën e kandidatëve fitues për deputetë për 12 qarqet e vendit. Shefi i mazhorancës deklamoi se me 28 qershor, shqiptarët do të riprodhojnë lavdinë elektorale të 1992-it. Në listën e 140 emrave, vihet re një prani emrash të rinj, në masën e 50 përqindëshit, çka garanton vazhdimësinë, por edhe frymën moderne të mazhorancës qeverisë të së djathtës tradicionale

TIRANE – Kryetari i PD-ës, njëherazi edhe Kryeministri Sali Berisha është shprehur i sigurt dje në fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit nga PD dhe koalicioni i drejtuar prej saj. Duke e cilësuar këtë fitore të paimagjinueshme, ai e ka krahasuar me fitoren e vitit 1992.
“Ju garantoj që shqiptarët po riprodhojnë në mënyrën më të fuqishme lavdinë e tyre elektorale, vitin 1992”, deklaroi dje Kryetari i PD-ës, njëherazi edhe Kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, ndërsa publikoi edhe listën e kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet parlamentare.

Bilanci i suksesshëm i fitores së zgjedhjeve
Në fillim të fjalës së tij, Berisha e quajti këtë akt, si solemn që vjen pas rezultateve historike të qeverisë së drejtuar prej tij. “Para se të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e deputetëve të Parlamentit të ardhshëm  të PD-së për vitet 2009-2013, më lejoni të theksoj ky akt solemn i imi dhe Kryesisë së PD-së ndodh jo vetëm pas rezultateve të mëdha dhe historike, por vjen pasi shqiptarët e panë dhe e përjetuan, e ndjenë se me ne, së bashku u anëtarësuam në NATO, me ne së bashku firmosëm marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe paraqitëm kërkesën për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, me ne së bashku jemi në prag të një prej zhvillimeve më madhore për çdo qytetar shqiptar, të lëvizjes së lirë në mbarë Evropën, me ne së bashku bëmë Shqipërinë më të sigurt se kurrë në historinë e saj”, deklaroi Berisha në fillim të fjalës së tij para gazetarëve.
Më pas ai bëri një renditje të rezultateve më të mira të qeverisë së drejtuar prej tij.
“Ky vend ka sot treguesit e kriminalitetit ndër më të ulëtit, qartësisht më të ulët se vendet mesatare të Bashkimit Evropian. Ky vend nuk është më një rrugë kryesore droge. Ky vend priti vitin e kaluar 2 milion e 700 mije  turistë nga mbarë bota, pa as më të voglin incident. Me ne, qytetarët shqiptarë panë fëmijët e tyre të vendosen në epiqendër të një qeverie, shkollimin e fëmijëve të tyre. Ne dyfishuam buxhetin për arsimin, ne dyfishuam rrogat e arsimtarëve. Ne së bashku dyfishuam numrin e studentëve,  ne shtrim internetin në të gjitha shkollat e vendit. Zhdukëm me zero tolerancë korrupsionin në pranimet në universitetet e vendit. Shqipëria, mbarë vendi sot ka 1012 shkolla që janë ndërtuar nga e para. Këto 4 vite qytetarët shqiptarë panë një Shqipëri, emri i së cilës lartësohet, gjithnjë e më shumë, në interesin e tyre më të mirë, në interesin e familjeve dhe fëmijëve të tyre”, deklaroi Berisha.
Në vigjilje të zyrtarizimit të listës së kandidatëve, Kryeministri Berisha, bëri të ditur më tej edhe vlerësimet pozitive që qeveria dhe Shqipëria kanë marrë edhe nga drejtues të lartë shtetesh, që kanë vizituar në këto katër vjet vendin tonë, apo edhe gjatë vizitave që vetë Kryeministri ka zhvilluar në kancelaritë ndërkombëtare.
Si rezultate të punës së qeverisë, Berisha renditi më pas edhe interesat e qytetarëve, të cilat kanë qenë pjesë e axhendës së punës ë tij, si Kryeministër.
“Me ne, shqiptarët panë se interesat e tyre më të mira janë axhenda e qeverisë së tyre, po interes madhor i tyre është buxheti i familjes. Kur ndonjëherë një qeveri nuk ka vendosur buxhetin familjar të shqiptarëve më shumë se kjo qeveri. Zotërinj, kundrejt gjithsesi 127 milion dollarëve që u vendosën në 8 vite të marra së bashku, në 4 vite kemi vendosur gjysmë miliard euro për rritjen e rrogave, pensioneve  dhe ndihmës ekonomike. Janë dyfishuar rrogat e mësuesve, janë dyfishuar rrogat e infermierëve, mjekëve, pensionet në fshat. Faktikisht, Shqipëria tejkaloi, parakaloi vendet që pak vite më parë ishin shumë herë më të zhvilluara se Shqipëria, si Hungaria, Rumania etj. Me ne shqiptarët panë këto 4 vite se është rritur në mënyrën më të ndjeshme besimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë”, u shpreh më tej Berisha.

Fondi elektoral i fitores së zgjedhjeve
Më tej Kryeministri u ndal me shifrave konkrete dhe të krahasuara, në atë që ai e quajti “fondi elektoral”, që do të garantojë fitoren e PD-së dhe mazhorancës së drejtuar prej saj.
“Partia Demokratike shkon drejt këtyre zgjedhjeve me një fond elektoral që se ka pasur kurrë në historinë e saj, dhe unë do t’ju njoh se cili është fondi elektoral i saj, i 2007-s,  zgjedhjeve që u zhvilluan në kulmin e dimrit, i zgjedhjeve që u zhvilluan pas diskutimeve primitive për çertifikatat, pas fabrikimit nga qeveria vendore të dhjetëra, mijëra çertifikatave në Tiranë. Se kur ua komunikoja ju të vërtetën, ju prapë kujtoheshit nga zhurma e mediave të kontrolluara nga Rama”, u shpreh midis të tjerave Kryeministri Berisha, njëherazi edhe Kryetari i PD-së. “Partia Demokratike dega Tiranë, qarku Tiranë hyn në zgjedhje me një avantazh prej rreth 40 mijë vota në proporcionalin rajonal të vitit 2007-ë, 139 mijë vota kishte PD-ja, 106 mijë vota PS-ja plus LSI-ja. Imagjinoni PD-ja hyn në qarkun e Gjirokastrës me nja avantazh të qartë, ajo me aleatët e saj ka 24 mijë vota, PS-ja me aleatët e vet ka 22 mijë vota. Qarku i Durrësit është tmerrësisht dëshpërues, për koalicionin e humbjes së tyre, 59 mijë vota ka PD-ja dhe aleatët e saj, 32 mijë vota ka PS-ja dhe aleatët e saj, pra 100 për qind më shumë PD-ja. Shkodra, imagjinoni në Shkodër nuk i vjen as gjerë më gju, rezultati i PS-së në Shkodër nuk ngjitet mbi gjurin. PD dhe aleatët e saj kanë 57 mijë vota, PS dhe aleatët e saj kanë 1/3 e tyre 27 mijë vota. Në qarkun e Lezhës, nën gju, po, 42 mijë vota koalicioni aktual, kundrejt gjithsej 16 mijë vota të PS-së. Dibra, e njëjta gjë, PD dhe aleatët e saj 42 mijë vota, PS dhe satelitët e saj 19 mijë vota. Elbasani, mesi i vendit, PD dhe aleatët 67 mijë vota, PS dhe aleatët e saj 5 mijë e 400 vota, edhe këtu dështuese. Korça, PD dhe aleatët e saj kanë 60 mijë e 970 vota, PS ka 45 mijë e 900 vota. Pra, siç e shihni në qarkun e Vlorës PS ka gjithsej 1 mijë vota para PD-së, këto 1 mijë vota të PD-së do t’ia dhuroj dhe për Llakatundin, Novosela, Armeni, pa llogaritur Selenicën. Shkoni ju në Selenicë dhe shikoni se çfarë entuziazmi ka për këtë qeveri. Fieri, PD ka 72 mijë e 330 vota, PS ka 56 mijë vota, edhe këtu rezultati është dëshpërues. Në Berat, PS ka gjithsej 2 mijë vota para PD-së, e cila është një rezultat 29 me 30 mijë vota, kurse Korçë është diferenca 15 mijë vota”, renditi Berisha shifrat e krahasueshme. “Atëherë më thoni ju mua, a jeni ju në gjendje të imagjinoni përmasat e fitores së 29 qershorit, kur kjo forcë politike shkon në zgjedhje me një fond votash që se ka pasur ndonjëherë që nga 92-shi. Ju garantoj që shqiptarët po riprodhojnë në mënyrën më të fuqishme lavdinë e tyre elektorale vitin 1992”, përfundoi deklarimin e tij Kryeministri Sali Berisha, njëherazi edhe kryetari i PD-së.

Lista e Kandidatëve të PD-ës për 12 qarqet

Qarku Tiranë

Sali Berisha
Aldo Bumçi
Rajmonda Bulku
Bujar Nishani
Majlinda Bregu
Gerti Bogdani
Gent Strazimiri
Florion Mima
Ilir Rusmaili
Myqerem Tafaj
Luan Skuqi
Tritan Shehu
Viktor Gumi
Arben Imami
Lajla Pernaska
Vath Tabaku
Jorida Tabaku
Edit’h Harxhi
Altin Ndroqi
Kastriot Sulko
Gani Ramolli
Taulant Bimo
Ermal Domi
Gjergj Bojagji
Indrit Furtuzi
Arben Qiriako
Frdinand Shehu
Jera Kruja
Arta Sakja
Migena Reci
Keltis Kruja
Ylber Vata
 
Qarku Lezhë
Edi Paloka
Mark Marku
Paulina Hoti
Gjokë Vuksani
Gjovalin Prenga
 
Qarku Vlorë
Astrit Patozi
Ardian Kollozi
Leonard Demi
Kreshnik Çipi
Kosta Barka
Laureta Bejkosala
Bujar Leskaj
Glori Husi
Nexhmije Xhuveli
Agron Shehu
Elsa Gjini
Lorena Ymeri
 
Qarku Gjirokastër
Genc Ruli
Spiro Ksera
Arben Çuli
Teuta Kalemi
Pëllumb Pecani
 
Qarku Berat
Genc Pollo
Mehmet Xheka
Lefter Maliqi
Thoma Rumnici
Bujar Hoxha
Miranda Haxhiaj
Dhori Kule
Ferdinand Poni
 
Qarku Dibër
Jemin Gjana
Sherefedin Shehu
Bedri Hodaj
Selami Xhepa
Liljana Bulku
Idriz Xhumara
 
Qarku Kukës
Flamur Noka
Besnik Dusha
Fatos Hoxha
Evelina Koldashi
 
Qarku Durrës
Ferdinand Xhaferri
Albana Vokshi
Gazmend Oketa
Ylli Lama
Osman Metalla
Eduart Halini
Igli Cara
Ndriçim Babasi
Sami Gjergji
Liljana Kola
Eglantina Bekteshi
Dardan Domi
Besa Qesja
 
Qarku Fier
Sokol Olldashi
Ilir Bano
Mesila Doda
Enkelejd Alibeaj
Vasillaq Ngresi
Fatos Beja
Eno Bozdo
Blerim Koreshi
Ramadan Krasniqi
Ferdinad Murati
Daut Sulaj
Vasilika Hysi
Majlinda Vërrija
Stavri Ristani
Nevila Bano
Suzana Numani
 
Qarku Korcë
Ridvan Bode
Gjerqji Papa
Ledina Kaljopi
Edmond Spaho
Fatbardh Kadilli
Ismail Hoxha
Elsida Zefi
Jenela Spaho
Eduart Yti
Alfred Gega
Niko Tuto
Zinije Faholli
 
Qarku Elbasan
Lulzim Basha
Ardian Turku
Adriana Gjoni
Rahim Tota
Dashnor Sula
Luçiano Boçi
Sybi Hida
Aurel Bylykbashi
Rexhep  Muçi
Mimoza Hasekiu
Blerina Coti
Erind Bakalli
Valdete Kongoli
Qamil Dika
 
Qarku Shkodër
Jozefina Topalli
Astrit Bushati
Arenca Trashani
Gëzim Dibra
Gjokë Uldedaj
Paulin Sterkaj
Ndue Paluca
Xhovalin Çuni
Ramiz Çobaj
Shpresa Tepelia
Fatbardh Spahia

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›