PS con ne KQZ listen e kandidateve
Kryesia e Partise Socialiste ka mbyllur ne mesnate punimet dhe nuk ka bere publik asnje emer nga listat e saj qe i ka cuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Nga burime te brendshme mesohet se Fatos Nano nuk eshte ne listat e Partise Socialiste, nderkohe qe mesohet se jashte tyre kane mbetur edhe deputetet aktuale si Elmaz Sherifi, Besnik Dervishi, Rajmonda Stefa, Ndricim Hysa, por edhe deputeti Pilo Kerri qe mesohet se do te garoje per G 99 ne qarkun Berat. Pritet qe kreu socialist Rama t’i beje publike listat sot ne mesdite ne nje komunikim mediatik. Ndjekim deklaraten e zedheneses se kryesise se PS-se menjehre pas mbledhjes se kryesise.