FIB, portofoli arrin në 1.529 milionë euro
Muajt e parë të këtij viti kanë qenë të suksesshme për First Investment Bank. Të dhënat e publikuara mbi sistemin bankar në Bullgari e klasifikojnë FIB Bullgari si një nga bankat më të suksesshme në vend. Portofoli për tremujorin e parë të vitit 2009 ka arritur në 1.529 milionë euro me një rritje prej 23.52 milionë euro, krahasuar me fundin e vitit 2008. Balanca e depozitave ka arritur në 1,637 milionë euro me një rritje prej 12.27 milionë euro, krahasuar me fundvitin 2008, gjë që tregon rritjen e besimit të klientëve ndaj sistemit bankar në përgjithësi por edhe ndaj FIB në veçanti. Fitimi për tremujorin e parë 2009 ishte 6.47 milionë euro dhe asetet 2,162 milionë euro. Aksionet e bankës janë rritur me 120% dhe indikatorët e tjerë financiare, si përqindja e likuiditetit (23.81%) dhe Raporti i Mjaftueshmërisë së kapitalit (12.56%) janë mjaft pozitive. Treguesit pozitive të FIB Bullgari janë shumë më të lartë krahasuar me treguesit e tërë sistemit bankar ne vend. Sistemi bankar tregon 2.24% rritje të depozitave individuale, krahasuar me fundin e vitit 2008 ndërkohë që FIB Bullgari ka një rritje prej 15.55% të këtyre depozitave. Rritja e kredive për biznese në sistemin bankar ishte 0.55%, ndërkohë që për FIB BG ishte 2.05%. Edhe treguesit e First Investment Bank, Albania kanë pasur trend pozitiv me një rritje prej 35% të totalit të aseteve, 11% rritje të kapitalit dhe 38% rritje të depozitave të klientëve.