E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipi i futbollit te femrave te Japonise merr Medaljen e Nderit te Popullit

Fitorja e tyre e madhe u vlerësua dhe u nderua pa masë në atdhe. Futbollistet femra japoneze morën medaljen e Nderit të Popullit për triumfin e tyre në kampionatin botëror të këtij sporti, pak javë më parë në Gjermani, pasi mundën SHBA-të në finale.

Kjo medalje, vajzave japoneze iu dorëzua nga kryeministri Naoto Kan në selinë e tij, i cili theksoi rëndësinë kombëtare të këtij suksesi. Natyrshëm që Kan e lidhi fitoren e medaljeve të arta nga skuadra e Norio Sasakit me fatkeqësitë natyre që pllakosën këtë vend të madh të Lindjes së Largme.

Një tërmet i fuqishëm dhe një cunami shkatërrimtar goditën Japoninë në 11 mars, duke shkaktuar me mijëra viktima, dëme të pallogaritshme materiale si dhe afroi pragun e një katastrofe bërthamore në një central atomik.

Skuadra e quajtur Nadeshiko, sipas emrit të një luleje, fitoi në korrik në Gjermani jashtë çdo parashikimi dhe është hera e parë në Japoni që Medalja e Nderit të Popullit i jepet një skuadre, ndërsa më parë atë e kanë merituar gjithsej 18 personalitete.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›