Tirana fiton Superkupen e Shqiperise per here te dhjete ne historine e saj

Superkupa e Shqipërisë është bardheblu. Tirana mposht Skënderbeun 1-0 në Korçë dhe fiton trofeun e parë sezonal të futbollit shqiptar. Në ndeshjen që u luajt brenda dhe jashtë fushës së lojës, vendosi goli I Bekim Balës, pas një ore lojë. Shorti kishte vendosur që Superkupa të luhej në Korçë, por çuditërisht kishte një hyrje të vetme në stadium për të dyja tifozeritë. Kjo solli përplasjen e parë mes tifozëve vendas dhe rreth 500 tifozëve të ardhur nga Tirana.
Drejtuesit e Tiranës refuzonin të nisin ndeshjen pa praninë në stadium të mbështesëve të tyre dhe kjo solli shtyrjen fillimin e ndeshjes, për rreth një orë. Presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo dhe ai i Tiranës, Refik Halili shndërohen në negociatorë të vërtetë mes palëve dhe falë punës së tyre tifozët e Tiranës futen në stadium. Ndeshja fillon, por zgjat vetëm 11 minuta, sepse nga sektori I tifozëve të tiranës lëshohen tymuse. Kaosi vazhdon me tifozë të skëndërbeut që futen në fushë dhe të tjerë që hedhin sende. Këtë herë dashmirësia e Halilit dhe Zeqos nuk mjafton, ndeshja do të rifillojë 20 minuta më vonë, këtë herë pa tifozët e Tiranës. Episodet e ndodhura padyshim që ndikuan te futbollistët, të cilët qëndruan të paktën një orë në nxehmje, luajtën për dhjetë minuta dhe pas këtij pushimi kthehen sërish. Kjo solli një pjesë të parë shumë të varfër me një goditje në kuadrat, asaj të bërë nga Muzaka dhe të pritur nga Lika. Nis pjesa e dytë dhe këtë herë flitet vetëm për futboll.
Tirana e Rubios ka diçka më shumë se Skënderbeu I Duros dhe ky superioritet u konkretizua në minutën e 63-të kur Bala, që kishte falur pak çaste më parë, gjeti goditjen fituese. Topi I goditur nga shkodrani prek shtyllën dhe ndalet në rrjetë, 0-1 për Tiranën. Reagimi I Skëndrebeut është I menjëhershëm, Bici I shkon pranë barazimit me një goditje me kokë, por Tirana rreziston dhe punën ia bën më të lehtë kartoni I kuq I marrë nga Orelesi. Në pesë minutata e shtesës së dhënë nga gjyqtari Enea Jorgji, Skënderbeu bëri shumë pak për të barazuar, ndërsa Tirana humbi dy mundësi për golin e dytë. Gjithsesi, badheblutë festojnë Superkupën e dhjetë në historinë e tyre, por padyshim që do të kishte qenë akoma më e bukur po ta bënin para syve të tifozë të saj.