E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipi i sigurisë së presidentit Bush identifikoi municionet e Gërdecit

Një helikopter amerikan, që ishte pjesë e ekipit të sigurimit të presidentit amerikan Xhorxh Bush, gjatë vizitës së bërë në Tiranë më 10 qershor të vitit të kaluar, identifikoi praninë e një sasie të madhe eksplozivi në kodrat në afërsi të Vorës. Ky fakt, i publikuar në media, e detyroi stafin amerikan të sigurisë dhe me dhjetëra forca të tjera policore shqiptare që ta mbajnë për gjatë 36 orëve vendin nën mbikëqyrje të rreptë. Kjo edhe për faktin se fshati Gërdec ndodhej vetëm pak kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Gjatë inspektimeve të zonës nga helikopteri i shoqërimit, u njoftua vendndodhja e depos, ku në fillim pati dyshime se mund të jetë ndonjë vend ku ishin fshehur armatimet e vitit 1997. Derisa përfundoi vizita e presidentit amerikan, e gjithë zona rreth e rrotull, që nga Gërdeci deri në Vorë dhe përgjatë rrugës drejt Rinasit, u ruajt nga forca të Policisë dhe Ushtrisë Shqiptare.

17 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›