E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa Pinto Nje ndeshje e madhe Bielsa Fitojme takimin e kthimit

Golat e Emiliano Insuas dhe Diego Kapel i dhanë Sporting Lisbonës fitoren 2-1 me përmbysje përballë Atletik Bilbao, duke bërë që portugezët të fitojnë me meritë raundin e parë në gjysmëfinalet e Europa League.

Bilbao nuk arriti të paraqitej në nivelet e skuadrës që më parë kishte eliminuar Mançester Junajtid dhe Shalken, ndërsa Sportingu i trajnerit Rikardo Sa Pinto regjistroi një triumph shumë të rëndësishëm, duke shpresuar të kualifikohet në finalen e majit në Bukuresht.
“Mendoj se kjo ishte një tjetër ndeshje e madhe e skuadrës tonë. Ishim superiorë gjatë gjithë takimit. Megjithatë jemi disi të penalizuar nga goli që pësuam dhe besoj se na është bërë një padrejtësi e madhe. Ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë dhe gjithçka mbetet e hapur”

Në nën tjetër, trajneri i Atletik Bolbao, Marcelo Bielsa është I përqendruar te sfida e kthimit, ndërsa ia faturon humbjen zëvendësimeve.
“Edhe pse humbëm, rezultati 2-1 ishte i drejtë. Tashmë duhet të mendojmë të fitojmë në shtëpi dhe të arrijmë finalen, duke shfrytëzuar specifikën e këtyre ndeshjeve. Ishim në avantazh dhe bëra disa zëvendësime. Por, kur shifrat përmbysen dhe më pas humbet, mendon se arsyeja e rezultatit negativ ishin pikërisht zëvendësime, që prishën balancat e skadrës”.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 26 prill në stadiumin “San Mames”, ndërsa shifrat 2-1 lënë të hapur çdo diskutim në çështjen e kualifikimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›