E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simeone-Emeri reagojne pas fitores me Valencian

Atletiko Madrid e sheh veten me një këmbë në finalen e Europa League, pasi Radamel Falkao me dygolëshin e realizuar udhëhoqi fituesit e vitit 2010 në triumfin 4-2 përballë Valencias në gjysmëfinalen e parë. Por, pavarësisht rezultatit, trajneri Diego Simeone nuk është aspak i qetë.
“Nuk jam i qetë, pasi besoj se rivalët tanë janë të etur për të fituar dhe do të kërkojnë ta përmbysin rezultatin për të arritur në finale. Valencia do të luajë në fushën e saj, aty ku tifozët kërkojnë shumë dhe nuk pranojnë asnjë rezultat negative. Luajtëm mjaft mirë, si në pjesën e parë, por mbi të gjitha në fraksionin e dytë të ndeshjes”.

Nga ana e saj, Valencia kërkonte hakmarrje për eliminimin mes polemikave dy vjet më parë në çerekfinale, kur atyre iu mohua një penallti e pastër, ndërsa kundërshtarët u kualifikuan falë golave jashtë fushe. Por, këtë herë Atletiko e Madridit rezultoi një kundërshtar shumë i fort dhe këtë e pranon trajneri Unai Emeri.

“Ishim inferiorë dhe si rezultati, ashtu edhe shifrat me të cilat fitoi Atletiko ishin të drejta. Megjithatë shënuam dy gola dhe rezultati i ndeshjes mbetet i hapur, edhe pse natyrisht madrilenët janë favoritë tashmë. Por, edhe pse luajtëm një ndeshje të dobët në të gjitha drejtimet, kemi ende shanse në takimin e kthimit dhe shpresoj të paraqitemi ndryshe në fushën tonë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›