Bumci i dorezon Begajt flamurin
Pasi të gjithë sportistët e skuadrës olimpike shqiptare janë grumbulluar përpara startit të Lojërave Olimpike “Londër 2012”, është organizuar edhe ceremonia e dorëzimit të flamurit kombëtar.
në ceremoninë e organizuar nga KOKSH, në një atmosferë festive, përveç 11 sportistëve pjesëmarrës dhe trajnerëve të tyre të pranishëm ishin edhe Ministri i Sporteve të Shqipërisë, Aldo Bumçi, Ministri i Sporteve të Kosovës, Memli Krasniqi, presidenti i Komitetit Olimpik Kosovar, Besim Hasani dhe figura të tjera të sportit. Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e ka mbajtur presidentja e komanduar e KOKSH, Ela Tase.
Ministri i Sporteve, Bumçi i ka dorëzuar peshëngritëses Romela Begaj flamurin shqiptar, ndërsa në fjalën e tij, ai shprehu besimin se kuqezinjtë do ta mbajnë lart flamurin, ndërsa uroi që përkrah Shqipërisë, në Olimpiadën e ardhshme në Brazil do të jetë edhe Kosova.
Përfaqësuesja olimpike do të vazhdojë përgatitjet në vend, ndërsa dhjetë ditë përpara startit të Olimpiadës sportistët pritet të udhëtojnë në Londër. Ekipi kuqezi përbëhet nga 11 sportistë, ku 7 janë kualifikuar me normë: bëhet fjalë për peshëngritësen Romela Begaj dhe peshëngrtësit Daniel Godelli, Briken Calja, Hysen Pulaku e Endri Karina, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe atleten Klodiana Shala. Ndërkohë, notarët Sidni Hoxha e Noel Borshi, atleti Adriatik Hoxha dhe qitësi Arben Kuçana marrin pjesë me ftesa.