E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hua Ma, kinezi i parë në Formula 1

King Hua Ma u bë piloti i parë kinez i cili ka kryer teste në Formula1. 24 – vjeçari Hua Ma, në pistën e Silverstoun në Britani të Madhe, me makinën e skuderisë Ispanja Rejsing, bëri 82 xhiro.

Ma deri më tani ka bërë gara në sportin e oktanëve edhe atë në: Formula Reno, Grand Pri “A1” dhe në Formula 3. Piloti i lindur në Shangai, pas përfundimit të testeve ndjehej i lumtur pasi është i pari nga vendi i tij që ka drejtuar makinë të Formula1 dhe se po futet në historinë e këtij sporti të oktanëve. "Me miliona herë në mendjen time janë rrotulluar imazhe të zhvillimit të garës në Formula1.

Sot kjo u bë realitet. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se si ndihesha gjatë drejtimit të makinës së Formula1. Kjo është e mahnitshme.", ka përfunduar piloti kinez Hua Ma. Ndryshe këtë javë në pistën Silverstoun, teste për pilot të rinj bënë Uiliamsi, Marusia dhe Ispanja Rejsing.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›