E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devid Bekham i zhgenjyer

Pasi u la jashtë skuadrës britanike të futbollit në Lojërat Olimpike, më në fund Devid Bekham vendosi të thyejë heshtjen. Vendimi i teknikut Stuart Pirs shkaktoi shumë polemika, edhe sepse organizatorët besonin se prania e lojtarit me numrin më të madh të ndeshjeve me Anglinë mund të ndikonte në shitjen e biletave.

“Diskutimet se mund të isha në Olimpiadë më bën të ndihesha krenar”, deklaroi Bekham nga Amerika pas stërvitjes me Los Anxhelos Galaksi. “Të gjithë e dinë që ndihem krenar kur përfaqësoj vendin tim dhe mungesa në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm më ka zhgënjyer, megjithatë jeta vazhdon. Skuadra britanike në Lojërat Olimpike ka shumë sportistë cilësorë dhe unë do të bëj tifo për ata”.

Më tej, ish-ylli I Mançester Junajtid dhe Realit të Madridit vlerësoi ish-shokun e skuadrës, rajan Gigs, që do të mbajë edhe shiritin e kapitenit.

“Të gjithë e njohin Rajanin, një lojtar me karrierë të shkëlqyer te Mançester Junajtid dhe në përfaqësuesen e Uellsit. Ai e meriton të jetë në Olimpiadë dhe të luajë në një aktivitet të madh, e shpresoj që të fitojë medaljen e artë”, shtoi Bekham.

Edhe pse mbeti jashtë “Londër 2012” si sportiest, Bekham konfirmoi se po punon me Sebastian Koe, presidentin e Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike, për të parë se në çfarë mënyre ai mund të përfshihet në ceremoninë hapëse të evenimentit që starton më 27 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›