Calciopoli nisi ne vitin 2002

“Është çmenduri, më përgjonin mua dhe familjen time. Na kontrollonin telefonat, vëzhgonin çdo lëvizje. Calciopoli lindi në Milano, i frymëzuar nga Interi. Ata i kontrollonin të gjithë”. Këto ishin fjalët e Luciano Moggi-t, që të mërkurën u paraqit në gjykatë për të marrë pjesë në gjyqin “Telecom” për çështjen e dosjeve të përgjimeve ilegale.
Janë të shumtë ata që mendojnë se kjo çështje do të paraqesë një këndvështrim të ri për skandalin e verës së vitit 2006 në futbollin italian.
Kjo u nënkuptua nga deklaratat e ish-hetuesit privat, Emanuele Cipriani, i cili u morr në pyetje si i pandehur në këtë çështje. Sipas dëshmisë së tij del në dritë se prej vitit 2002 deri më 2003-shin, Interi ka kërkuar zhvillimin e hetimeve të paligjshme ndaj Luciano Moggi-t, Antonio Giraudo-s, presidentit të Reggina-s, Lillo Foti, ish-gjyqtarit ndërkombëtar, Massimo De Santis dhe kompanisë së menaxhimit të lojtarëve, “Gea Ëorld”, që drejtohej nga djali i Luciano Moggi-t, Alessandro.
“Interi më kërkoi mua personalisht një dosje për Moggi-n dhe Giraudo-n, deklaroi Cipriani. Më kanë kërkuar edhe për Foti-n, gjyqtarin De Santis dhe kompaninë GEA”. Hetime të paligjshme, por mbi të gjitha në një periudhë shumë më të hershme se ato që përfunduan në qendër të skandalit Calciopoli.
Sipas avokatit të ish-arbitrit Massimo De Santis, Galinelli faktet e reja tregojnë se hetimi rreth Calciopoli-it duhet cilësuar i paligjshëm. Kjo sepse skandali që penalizoi mbi të gjithë Juventusin ka lindur përpara vitit 2004, ose më saktësisht përpara se hetimi të hapej zyrtarisht nga prokurori Narduçi.
Tashmë të gjtihë presin se çfarë mund të ndodhë. E sigurt është që Interi nuk rrezikon asgjë. Ndërkohë, ndryshojnë pozitat e presidentit Massimo Moratti, në rast se këto akuza do të faktoheshin.
Tashmë të gjtihë presin se çfarë mund të ndodhë. E sigurt është që Interi nuk rrezikon asgjë. Ndërkohë, ndryshojnë pozitat e presidentit Massimo Moratti, në rast se këto akuza do të faktoheshin.