E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis projekti “Të blejmë produkte serbe”

Beograd, 16 gusht – Projekti “Të blejmë produkte serbe në diasporë”, i cili synon nxitjen e pjesëtarëve të diasporës serbe për blerje të produkteve serbe jashtë kufijve të Serbisë, do të fillojë këtë vjeshtë, ka njoftuar ministria serbe e Diasporës, e cila është sponsore e këtij projekti.

Promovimi i prodhimeve nga Serbia është pjesë përbërëse e strategjisë së marrëdhënieve të shtetit amë me diasporën e saj. Grupe të shënjestruara të këtij aksioni janë banorët e të gjitha kontinenteve të cilët Serbinë  konsiderojnë amë të veten. t
 
Në fazën e parë të projektit është planifikuar xhirimi i spotit reklamues, në të cilin do të marrin pjesë fytyra të njohura nga fusha e sportit dhe kulturës, si dhe distribuomi i materialit promovues.

Projekti do të zgjasë një vit, raporton Blici i Beogradit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›