E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndalon rritjen e çmimeve të bukës

Moskë, 16 gusht – Kryeministri rus Vladimir Putin ka paralajmëruar ndëshkimin e të gjithë atyre që përpiqen të rrisin çmimin e bukës, në kohën kur nxehtësia e madhe ka shkaktuar thatësirë.

Për shkak të thatësirës, korrjet janë zvogëluar deri në tri herë. Qeveria ruse ka ndaluar tashmë eksportin e grurit deri në fund të vitit.

Siç njoftojnë mediet serbe, çmimi i grurit, me gjithë ndalimin e eksportit, vazhdon të rritet. Zyrtarët në Moskë thonë se në fund të korrikut dhe në fillim të gusht është regjistruar rritja prej 10 % të shitjes me pakicë të bukës.

Putini është takuar me shefin e agjencisë kundër monopolit dhe ka bërë thirrje për gjobitjen e të gjithë atyre që rrisin çmimin.

Kompanitë, të cilat “padrejtësisht rrisin çmimin” mund të përballen me gjoba deri në 15 % të shitjes totale vjetore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›