E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat komando përfundojnë misionin në Çad

Kontingjenti i Forcave Komando Shqiptare ka përfunduar misionin në Çad të Afrikës, në kuadër të operacionit EUFOR "TCHAD- RCA", të drejtuar nga Bashkimi Evropian. "Kontingjenti i forcave komando mbërriti dje në mbrëmje në atdhe", bëri të ditur zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes, sipas së cilës në pjesën ushtarake të aeroportit të Rinasit do të organizohet dhe ceremonia e pritjes së këtij kontingjenti. Kontingjenti i FA-ve në Çad të Afrikës u angazhua për sigurimin e Shtabit të Përgjithshëm që ndodhet në Ndjamena, kryerjen e patrullimit në rajonin e këtij qyteti, eskortimin e vizitorëve të ndryshëm, si dhe shoqërimin e trupave që mund të lëvizin nga kampi Ndjamena për në kampin Abeche, në një distancë 700 km. Në angazhimin e tyre përfshihej dhe sigurimi i trupave gjatë natës, nëse do e kërkonte nevoja.

Misioni

Kontingjenti i FA-ve në Çad të Afrikës u angazhua për sigurimin e Shtabit të Përgjithshëm që ndodhet në Ndjamena, kryerjen e patrullimit në rajonin e këtij qyteti dhe eskortimin e vizitorëve



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›