Lohan: Zgjedhjet, provim për qeverinë dhe politikën
Zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një testim për Shqipërinë për nivelin e demokracisë. Ambasadori i Bashkimit Evropian, Helmut Lohan, duke përdorur gjuhën diplomatike, ka shfrytëzuar një takim të gjyqësorit mbi çështjet tregtare për t‘i kujtuar politikës që të ketë kujdes, pasi situatat e vështira ndikojnë mbi ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve. "Në një situatë të vështirë politike, jam i bindur që ligji për çështjet tregtare është një fushë ku të gjitha partitë duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim, sepse kjo është e rëndësishme për bizneset, faktorët ekonomikë dhe mirëqenien e qytetarëve të këtij vendi", theksoi ambasadori i BE-së, Lohan. Ambasadori Lohan e cilëson si shumë të vështirë situatën aktuale politike, duke i bërë këto deklarata në prani të një ministri të kabinetit "Berisha". Përpara ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ambasadori i BE-së u kërkoi palëve politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke paralajmëruar se situata në të kundërt do të rëndonte në kurriz të qytetarëve. Ndërkaq, ministri i Drejtësisë shtoi se mirëpriten të gjitha rekomandimet e projektit për përmirësimin e sistemit gjyqësor për çështjet tregtare. Projekti i financuar nga BE përfshin një plan-veprimi për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe të drejtës tregtare, rekomandime për ndryshime në Kodin Civil në fushën e kontratave tregtare dhe rekomandime për ndryshime në Kodin e Procedurës Civile, në mënyrë që të reduktohet kohëzgjatja e proceseve gjyqësore. Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan, tha se viti 2009 shumë i rëndësishëm për BE-në dhe Shqipërinë. "Zgjerimi i BE-së i ka shërbyer demokracisë si një spirancë për paqen e prosperitetin", tha ai. Sipas tij, 2009-ta është i rëndësishëm për Shqipërinë për shkak të nënshkrimit të MSA-së në prill, hyrjes në NATO, po ashtu edhe për zgjedhjet, që do jenë test për maturinë demokratike. "Më i rëndësishëm është fakti që këto dy ngjarje shënojnë fillimin e një epoke të re për performancën e Shqipërisë", tha Lohan. Sfida më e rëndësishme për Shqipërinë, sipas Lohan, është studimi i ligjit, vendosja e një sistemi që mbron të drejtën e pronës, por edhe forcimi i kapaciteteve administrative në institucionet shqiptare. "Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare do vëzhgohet me kujdes nga BE-ja", veçoi ai.
Duke folur për ligjin mjaft të debatuar të dosjeve, ai ka kërkuar edhe një herë nga qeveria shqiptare që të konsultohet me ndërkombëtarët për këtë ligj. Zgjedhjet parlamentare janë kryefjala e të gjitha takimeve të delegacionit parlamentar të BE-së, ku i kërkohet Shqipërisë që të zhvillojë zgjedhje sipas standardeve, kusht për të bërë edhe një hap tjetër në drejtim të bashkimit me unionin. Ambasadori i Këshillit të Evropës, Lohan, i bëri këto deklarata në një takim në Ministrinë e Drejtësisë, duke theksuar faktin se Shqipëria është në situatë të vështirë politike. Lohan ka marrë pjesë në një takim për rolin e gjyqësorit në çështjet tregtare, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe programi CARDS. Sipas Lohan, situata e vështirë politike ndikon në çështjet tregtare, kështu që të gjitha palët duhen të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit. Palët duhet të arrijnë në një konsensus të përbashkët, sepse situata e vështirë rëndon mbi qytetarët dhe mbi bizneset, ka theksuar Lohan. Zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit do të jenë një test jo vetëm për qeverinë shqiptare, por edhe për gjithë qytetarët, pasi nga maturia që do të tregojnë forcat politike, do të varet edhe e ardhmja e vendit tonë në integrimin e Bashkimit Evropian. Kohët e fundit, ndërkombëtarët në bllok kanë kërkuar që politika të bëjë kujdes me zgjedhjet e 28 qershorit, duke kërkuar zhvillimin e këtyre zgjedhjeve sipas standardeve evropiane. Në Shqipëri tashmë ndodhet edhe misioni i ODIHR-it, i cili do të monitorojë ecurinë e të gjithë procesit përpara dhe gjatë zgjedhjeve.