E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, arrestohet 16-vjeçari, vrau me thikë bashkëmoshatarin

DURRES- Forcat e policisë kanë arrestuar sot në orët e para të ditës një 16-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shijakut.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se E. Sh., 16 vjeç, banues në lagjen Kodër të Shijakut, është ndaluar sot rreth orës 04.00, në afërsi të qytetit të Peqinit.
16-vjeçarit iu gjet një thikë-biçak, me të cilën ai ka goditur për vdekje bashkëmoshatarin e tij Doris Elezi, i cili humbi jetën ndërsa transportohej drejt spitalit rajonal të Durrësit.
Mbremjen e kaluar dy te rinjtë janë grindur për motive të dobëta në një nga mjediset e lagjes Pashabej të Shijakut, ndërsa më pas konflikti i ndodhur në orën 20:50 të mbrëmjes degjenero në sherr fizik dhe përdirim të armëve të ftohta, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e 16-vjeçarit Elezi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›