Shpërndarja e librave shkollorë në fund të Gushtit
TIRANE- Nxënësit do të kenë në duart e tyre librat shkollorë në fund të muajit gusht, ndërsa shkollat kanë filluar tashmë përgatitjet për krijimin e librarive të improvizuara për shpërndarjen e tyre. Që prej datës 29 gusht, të gjitha shkollat do të nisin procesin e shpërndarjes së librit shkollor, në librarinë e improvizuar në mjediset e tyre.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, janë drejtoritë rajonale arsimore që marrin masa në çdo shkollë për shpërndarjen e librit shkollor për pajisjen e nxënësve. “Në çdo shkollë të sigurohen të paktën dy mjedise për shpërndarjen e librit shkollor nga shtëpitë botuese, librat e të cilave janë përzgjedhur nga shkolla dhe janë në Katalogun Altertekst 2012”, thuhet në udhëzim. Ndërkohë, janë drejtoritë e shkollave ato që kontrollojnë furnizimin e mjediseve të shkollave vetëm me librat sipas kërkesës së tyre, si dhe monitorojnë pajisjen e nxënësve me tekstet shkollore.
Ndërkohë, disa shtresa sociale do të përfitojnë edhe nga subvencionet. Fëmijët e romëve do t'i marrin librat falas, ndërsa fëmijët e familjeve me të ardhura më pak se 30 mijë lekë në muaj do të subvencionohen në masën e 50%. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke konkluduar edhe projektin për shpërndarjen e 2 mijë abetareve për fëmijët e emigrantëve, si dhe 6 mijë libra të tjerë për mësimin e gjuhës shqipe.
(d.b/BalkanWeb)