Ekonomia botërore, Kina në majë të suksesit
Kina e përballoi krizën financiare dhe ekonomike globale shumë më mirë se Evropa dhe SHBA. Pikërëndesat politike po spostohen edhe më tej në drejtim të Pekinit. Dhe Kina tregon tani hapur muskujt e saj. Sipas Deutche Welle, midis ekspertëve të Kinës qarkullon prej disa kohësh një shprehje: "Ka vetëm një gjë që rritet më shpejt se ekonomia kineze - ky është besimi në vetvete i Kinës." Ky vetëbesim nxitet prej rekordeve nga më të ndryshmet. Disa prej tyre: këtë verë, Kina organizoi në Shangai ekspozitën më të madhe botërore të të gjitha kohërave, me një rekord vizitorësh prej 73 milionë vetësh. Kina ka ndërkohë rrjetin më të gjerë të trenave me shpejtësi të lartë - dhe trenat më të shpejtë të botës, që ecin nëpër këto shina, ajo i ndërton vetë. Dhe në të gjithë botën nuk ka asnjë kompjuter që të jetë në gjendje të llogarisë më shpejt, sesa "Tianhe 1A", në qytetin port të Kinës Veriore, Tianjin. Bumi i eksporteve gjermane është i lidhur me rritjen ekonomike të Kinës Në kohën e krizës financiare dhe ekonomike, ndikimi dhe rëndësia e Kinës është rritur edhe më tej: BE dhe SHBA iu desh të përballonin më 2009 hapat mbrapa në ekonomitë e tyre prej 3 deri 4 për qind. Ekonomia e Kinës, nga ana tjetër, shënoi një rritje prej 9 për qind. Aktualisht nga Kina synojnë të përfitojnë jo vetëm duke e parë si treg pune, por edhe si investore. Edhe në Evropë, Kina e ka paraqitur veten në muajt e fundit si shpëtimtare: Greqia e brohoriti kryeministrin kinez, Ëen Jiabao, kur bëri të ditur në fillim të tetorit në Athinë se do të blinte edhe hua të tjera shtetërore greke