E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia gjermane shënon rritjen më të madhe në BE

Ekonomia gjermane u rrit me 0.3 për qind në tre mujorin e dytë të këtij viti, e ndihmuar kjo, nga eksportet dhe konsumi i brendshëm. Rritja ekonomike e Gjermanisë ishte më e ulët se tre mujori i parë i vitit 0.5 për qind, megjithatë do të jetë shifra më e fortë në Eurozonë.

"Kjo është arritur falë eksporteve në rritje në vendet jashtë eurozonës dhe konsumit të brendshëm",-tha Christian Schulz i Bankës Berenberg.
 

Më herët, Franca bëri të ditur se ekonomia e saj nuk kishte shënuar rritje gjatë kësaj periudhe, një lajm ky, më i mirë nga sa pritej. Ekonomia në Francë ishte në të njëjtën situatë edhe 6 muajt e shkuar.

Por pavarësisht rritjes në ekonominë më të madhe të Eurozonës, prodhimi i brendshëm Bruto në të gjithë vendet që përdorin monedhën e përbashkët, duhet të ketë shënuar rënie, rreth 0.4 për qind.

Shifrat zyrtare për të gjitha vendet e Eurozonës do të bëhen të ditura gjatë ditës nga agjencia, Eurostat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›