Projektet e gazsjellesve TAP dhe Nabucco Azerbajxhani neutral

Azerbajxhani është neutral në konkurrencën, që është duke u zhvilluar ndërmjet dy projekteve të gazsjellësve, TAP dhe Nabucco, për përcjelljen e gazit nga fusha e Shah Denizit në Itali. Ky konstatim është bërë nga ambasadori i Azerbajxhanit, Rahman Mustafayev. “Ne tani jemi në proces për mbylljen e bashkëpunimit me kompanitë për të selektuar njërën prej tyre për transmetimin e gazit në Europë dhe qeveritë janë në fazë konsultimi për këtë çështje” është shprehur Mustafajev në një intervistë, botuar në faqen zyrtare të ambasadës në Greqi.Në qershor të këtij viti konsorciumi i Shah Denizit përzgjodhi projektin Nabucco ndërmjet projektit tjetër SEEP që ishte një bashkëpunim hungarez, bullgar dhe Rumun. Më herët, TAP kishte fituar garën me projektin tjetër TGI, që kalonte nga Turqia, Greqia dhe Italia. Tashmë gara për fushën e Shah Denizit ka hyrë në fazën e dytë dhe finale. TAP do të garojë me Nabucco. Mustafajev ka vizituar Tiranën kohët e fundit, bashkë me përfaqësues të lartë të BP(British Petroleum) dhe Socar kompanitë që kanë konsorciumin për shfrytëzimin e Shah Deniz. Ai u ka përcjellë autoriteteve shqiptare mesazhin e qartë se Azerbajxhani mbështet njësoj si TAP-in edhe Nabucco-n. “Do të bashkëpunojmë ngushtë me dy opsionet për të parë përfitimet më të mëdha, dhe vetëm finalja do të tregojë se cili projekt do të konkurrojë tjetrin” është shprehur Mustafajev. Tashmë Konsorsium i Shah Deniz po konsideron vetëm dy opsione për transmetimit e gazit nga katër që kishte në fillim të vitit, Nabucco dhe TAP. TAP është projektuar të transportojë gazin Kaspik nga rajoni i Greqisë, Shqipërisë nëpërmjet detit Adriatik në Itali.