Ekonomia greke vijon të përkeqësohet, tjetër ulje
Ekonomia greke, në vitin e pestë të recesionit vazhdon të tkurret. Prodhimi i brendshëm Bruto i Greqisë ka rënë 6.2 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, në krahasim me çerekun e njëjtë të vitit të kaluar, megjithatë është një përmirësim i vogël në krahasim me rënien prej 6.5% në tremujorin e parë.
Javën e kaluar, qeveria greke e zhytur në borxh njoftoi se niveli i papunësisë në vend ishte në rekordin e 23 përqindëshit.
Ekonomia greke ka patur problem ndërsa kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar vendosjen e masave shtrënguese për të ulur defiçitin, në këmbim të ndihmës prej 295 miliardë dollarëshe.
Udhëheqësit grek nuk e kanë plotësuar ende listën e shkurtimeve të reja prej 14 miliardë dollarësh që duhet të bëjnë për të siguruar këstin e ri në shtator e për të mënjanuar falimentimin. Në raportin e tij të fundit për Greqinë, Komisioni Europian nuk ka parashikuar fillimin e daljes së Greqisë nga recesioni para vitit 2014.
Problemet financiare të Greqisë janë bërë shembull negative. Në fushatën presidenciale amerikane sfiduesi republican Mitt Romney than ë një miting gjatë fundjavës se pa reforma financiare, Shtetet e Bashkuara mund të bëhen si Greqia.