E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia jone duhet te ristrukturohet Nga Ardian Fullani

Debati per rolin e shtetit eshte nje argument tejet i rendesishem vecanerisht po ta shohim nga kendveshtrimi i teorise se ciklit te biznesit kur analizojme filozofine rolin dhe masen e nderhyrjes se qeverise per te korrigjuar luhatjet afatshkurtra ne ekonomi apo rishperndarjen e te ardhurave qe gjeneron ekonomia. Ne prononcimet e mia per kete argument gjithmone jam nisur dhe kam dashur te diskutoj rolin e shtetit ne ekonomi nga kendveshtrimi i teorise se rritjes ekonomike afatgjate. Ne praktike keto modele njihen si modeli aziatik permes rritjes se shpejte te eksporteve ose modeli irlandez permes nxitjes dhe rritjes se shpejte te teknologjise. Ne kete rast e gjithe super struktura shteterore eshte ndertuar e tille qe te mbeshtese transformimin e ekonomise struktures ligjore ekonomike prodhuese akademike dhe pedagogjike deri edhe natyren e politikes se jashtme ne perputhje me planin e madh strategjik te zhvillimit.
Per ta ilustruar me thjeshte konceptin e mesiperm le te pyese gjithsecili vetveten per nje cast
Cili eshte perfytyrimi im per shkallen e zhvillimit ekonomik dhe financiar te vendit ne 30 vitet e ardhshme
Cilat do te jene karakteristikat dalluese te ekonomise sone gjate kesaj periudhe
Cilit model do ti permbahemi ne kete proces te gjate ndryshimesh dhe pershtatjesh te njepasnjeshme
Si do te adoptohet baza ligjore po struktura e ekonomise ne favor te kujt do te ndryshoje
A do te kete nje rol te vecante per jeten akademike mendimin shkencor
Ky eshte debati qe ne duam te nxisim. Njohja e zhvillimeve dhe reformave te pritshme strukturore per ekonomine eshte nje domosdoshmeri per ne dhe per politikat tona ne menyre qe ato te mbeshtesin tendencat e zhvillimit te ekonomise me qellim garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar te vendit. Eshte e veshtire qe nje institucion i vetem me nje fjale te vetme te hartoje te gjithe kete strategji. Per me teper eshte e gabuar sepse sic thashe me larte ky debat eshte prone e shoqerise e cila duhet te kete rol proaktiv si ne dizenjimin ashtu edhe ne zbatimin e tij. Mendoj se pervec diskutimit te pergjithshem keto jane temat ku e shoh me vend te perqendrohet diskutimi mbi modelin e ri te rritjes. Aktiviteti ekonomik i vendit ne 20 vitet e fundit ka perkuar me nje periudhe relativisht te gjate te marreveshjeve te bashkepunimit me Fondin Monetar Nderkombetar dhe Banken Boterore duke filluar nga mbeshtetjet me fonde te deficiteve te bilancit te pagesave duke vazhduar me programet e stabilizimit dhe te reduktimit te varferise per te arritur deri tek marreveshjet me liberale me terma tregtare ne vitet e fundit. Te ardhurat e uleta per fryme disbalancimet e medha qe trasheguam bene qe fonde te medha valutore te hynin ne formen e ndihmave ose kredive te buta. Kjo u shoqerua edhe me rritjen e panderprere te prurjeve valutore nga emigracioni dhe procesi i privatizimit. Per rrjedhim gradualisht me stabilizimin e parametrave baze u krijuan kushtet per nje rritje te shpejte te aktivitetit tregtar me boten vecanerisht persa i takon importeve. Nje shtyse e madhe ishte dhe konsolidimi i sistemit bankar i cili rriti ndjeshem kreditimin e ekonomise ne vitet e fundit. Konsumi i brendshem njohu rritje te panderprere. Mungesa e kapaciteteve te mjaftueshme prodhuese te brendshme coi ne thellimin e vazhdueshem te llogarise korente nga njeri vit ne tjetrin. Ky ishte pak a shume modeli qe mbizoteroi zhvillimin ekonomik te vendit keto 20 vitet e fundit nje model qe u perhap ne te gjithe vendet e Evropes ish-komuniste dhe qe u njoh me emrin procesi i perafrimit te shpejte catching - up process. Kriza e fundit e nderpreu kete mekanizem te financimit te konsumit me borxhe. Eshte fakt se kjo krize i dha fund bollekut financiar dhe deshires se investuesve per te pranuar rrezikun. Me fjale te tjera kursimtaret e vendeve te zhvilluara dhe ekonomive ne zhvillim nuk kane deshire qe te vene fondet e tyre ne dispozicion te konsumatoreve qe keta te fundit te rrisin prodhimin duke blere apartamente makineri berjen e pushimeve jashte shtetit apo blerjen e mallrave te tjere konsumi.
Sot kalimi i ketyre vendeve nga ekonomi ne tranzicion ne ekonomi ne zhvillim kerkon thellimin e metejshem te reformave strukturore dhe zbatimin e modeleve te reja te rritjes ekonomike. Te gjithe duhet te kuptojme se rritja ekonomike e mbeshtetur ne konsumin e nxitur nga kredia ka lene pasoja negative ne ekonomi. Niveli aktual i borxhit qe kemi akumuluar me kete model eshte relativisht i larte. Ai eshte i dukshem ne deficitet e larta tregtare dhe korente qe ne kemi akumuluar gjate 20 viteve te fundit. Aktualisht ne vitet e fundit deficitet tona ndaj botes paraqiten ne nje nivel rekord prej rreth 14 per qind te prodhimit te pergjithshem bruto te vendit. E thene me thjeshte cdo vit ne konsumojme rreth 14 per qind te prodhimit qe do te realizojme ne te ardhmen. Studime te ndryshme empirike argumentojne se per te ruajtur ekuilibrin e jashtem ekonomik Shqiperia duhet te mbaje deficitin korent jo me te larte se 5 per qind te prodhimit te brendshem bruto. Per pasoje perpjekjet per te reduktuar deficitin korent ne nivele te qendrueshme afatgjata do te ndikonin ne rritjen e potencialeve te prodhimit te brendshem dhe rrjedhimisht ne strukturen apo modelin e rritjes ekonomike ne vend. Llogaria korente e nje vendi eshte sipas identitetit ekonomik i barabarte me kursimet minus investimet brenda vendit. Pra per te ulur deficitin korent Shqiperia duhet te rrise kursimet apo te ule konsumin ose te reduktoje investimet kombetare. Mbajtja e ritmeve te larta ne kryerjen e investimeve eshte e domosdoshme pasi ato jane baza e rritjes ekonomike. Per kete qellim eshte e nevojshme te orientohemi drejt nje modeli te ri qe mban nivelin e kursimeve ne balancat optimale. Kjo na nxjerr ne nje tjeter argument te rendesishem. Infrastruktura e tregut financiar dhe instrumentet e ofruara prej tij kane ende nevoje si per nxitjen e kursimeve ashtu edhe per financimin e investimeve. Instrumentet aktuale ne formen e depozitave dhe investimet ne letrat me vlere te qeverise jane afatshkurtra me afat maturimi deri ne pese vjet. Rrjedhimisht ato nuk e nxisin individin te barazoje te peshoje vleren e konsumit sot kundrejt konsumit ne te ardhmen. Ndryshe nga ekonomia jone struktura e kursimeve ne ekonomite e zhvilluara eshte dukshem ne favor te investimeve afatgjata kryesisht ne formen e fondeve te pensionit instrumente keto qe japin nxitjet e duhura per te rritur kursimet afatgjata qe mbeshtet modeli i ri i rritjes ekonomike. Per kete qellim kam qene disa here vokal per nevojen e nje reforme ne fushen e pensioneve.
Tema te tilla mbi rolin e kapitalit dhe faktoreve te tjere te prodhimit jane trajtuar gjeresisht nga teorite e rritjes ekonomike ndaj dhe ne mund te themi te njejten gje per rolin e madh qe ka toka si faktori kryesor dhe me i kufizuar i prodhimit. Cfare e pengon kete faktor te rendesishem qe te jape te njejtin prodhimtari si ne ekonomite e zhvilluara ose te pakten si ne ekonomite e rajonit Ne kete pike nuk deshiroj te ndalem dhe te perseris veten duke pasur parasysh se perdorimi i tokes do te varet edhe nga objektivat specifike qe do ti veme ekonomise tone per 30 vitet e ardhshme. Deshiroj te vazhdoj me tej diskutimin e teorise se re te rritjes ekonomike. Kjo teori percakton se aftesia e nje ekonomie per tu rritur percaktohet shume nga aftesia e saj per te qene konkurruese dhe per te prodhuar ose per tiu pershtatur shpejt dhe me eficence teknologjive te reja te prodhimit. Keto teori e shikojne konkurrueshmerine e ekonomise ne aftesine e saj per te gjeneruar novacion shkencor per te rritur produktivitetin ne prodhim permes nje fuqie punetore te lire. Keshtu konkurrueshmeria nuk eshte atribut i vlerave monetare qe zoteron nje vend por i aftesise se fuqise punetore per te rritur produktivitetin e punes me shpejt se koston e punes. Keto teori nxjerrin ne pah rendesine e madhe te kapitalit njerezor dhe te teknologjise ne rritjen ekonomike. Pa dashur te percaktoj natyren dhe drejtimin qe duhet te marre edukimi dhe arsimi per te pasur nje fuqi punetore konkurruese ne shekullin e 21 kjo duhet te jete pjese e debatit qe permenda ne fillim dua te terheq vemendjen dhe te nxise diskutimin ne dy aspekte kryesore natyra e edukimit aktual dhe instrumentet e tregut per pronesine intelektuale. Se pari strategjite tona te edukimit nga kendveshtrimi i kerkeses jane pergjithesisht te bazuara ne pritshmerite pershtatese apo si njihen ne literature me pritjet adaptive dhe jo ne pritjet racionale te individeve. E thene thjeshte perzgjedhja e nje shkolle te mesme ose te larte behet duke pare nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja. Mjafton te kujtojme se gjate 10 viteve te fundit tregu i punes tregon se ka gjeneruar vende pune ne sistemin bankar ne sektorin e ndertimit ose ka siguruar te ardhura te larta ne sektorin e jurisprudences. Ne kemi shume juriste ekonomiste inxhiniere ndertimi dhe arkitekte. Bazuar ne shifrat e fundit te INSTAT-it edhe gjate vitit 2008 deget me te preferuara per studim nga studentet mbeten ekonomiku 17 juridiku 6.4 farmacia inxhinieria e ndertimit si dhe shkencat politike te cilet perbejne aferisht 42 e studenteve te diplomuar. Dege qe per vite me radhe kane qene teper te kerkuara duke shkaktuar nje mbingopje te tregut me te tille specialiste. Ndersa persa i perket degeve te ekonomise si inxhinierite ne deget e industrise mekanike metalurgjise inxhinierise se minierave kimi industriale matematike fizike numri i studenteve te diplomuar eshte ulur shume ne krahasim me 10 vitet e kaluara duke perbere vetem 5 te studenteve te diplomuar gjate vitit 2008.
Nje nder problemet qe ka modeli aktual i rritjes ekonomike eshte se ky kontingjent do te perballet me nje strukture ekonomie qe nuk do te jete e afte qe ti perfshije keta specialiste ne te ardhmen. Pavaresisht se reformat ne arsim kane rezultuar te suksesshme reflektohet ne numrin e individeve qe marrin pjese ne arsimin baze dhe te mesem pjesemarrja ne arsimin e larte eshte ende e ulet vetem 28 . Kjo shifer eshte ende larg vendeve ku duhet te konvergojme mesatarisht mbi 50 Italia 67 Greqia 95 Cekia 50. Mendoj se edhe degezimi i arsimit te larte duhet ti pershtatet me mire nevojave dhe ambicieve te zhvillimit ekonomiko-social te vendit ne te ardhmen. Nje situate e ngjashme mund te verehet edhe ne arsimin e mesem. Ne fillimin e viteve 90 rreth 50 e nxenesve te shkolles se mesme ndiqnin shkollat profesionale nderkohe qe gjate vitit 2009-e vetem 16 e nxenesve specializohen ne nje profesion te caktuar. Krijimi i nje hendeku te tille midis nevojave te tregut dhe krijimit te kapitalit njerezor duke u specializuar pergjithesisht si tekniciene nuk perben nje zgjedhje optimale per zhvillimin afatgjate. Per sa kohe nuk kemi nje diskutim mbi prioritetet dhe deget qe duhet te favorizohen ne zhvillimin e vendit eshte e pamundur qe te adaptojme nje prirje racionale ne kerkesen per edukim. Tregu i punes me te dhenat e tij siguron nje ushqim te domosdoshem per nje vendimmarrje te shendoshe te politikes monetare dhe te politikave ekonomike ne pergjithesi. Tregu i punes duhet te luaje nje rol te rendesishem ne percaktimin e kurikulave te studimit ne sistemin tone arsimor jo vetem nga kendveshtrimi i raporteve te pjesemarrjes kapaciteteve programeve aktuale dhe teksteve por edhe nga kendveshtrimi i kuadrit akademik dhe bazes materiale per ushtrimin e dijeve akademike. Si perputhen keto programe dhe pjesemarrja ne to ne lidhje me objektivat afatgjata ose afatshkurtra te zhvillimit te bizneseve shqiptare Sa rol luajne bizneset shqiptare ne financimin e ketyre programeve
Keto jane tema shume te rendesishme per tu diskutuar ne kuadrin e modelit te rritjes ekonomike. Pergjithesisht ne tregun shqiptar eshte e veshtire te identifikosh nese ekzistojne ato instrumente financiare e shoqerore qe mundesojne kete bashkepunim midis arsimit dhe biznesit. Si konkluzion mund te thuhet se zhvillimi i kapaciteteve njerezore ne rastin tone eshte nje fenomen rastesor me veshtrim nga e kaluara qe nuk i vlen domosdoshmerish te ardhmes dhe modelit te saj. Forumet dhe institucionet perkatese duhet te jete pjese e rendesishme e diskutimeve rreth modelit te rritjes. Nje element i rendesishem ne hartimin e modelit te ri ekonomik ndaj te cilit sistemet tona akademike te biznesit dhe atij shteteror nevojiten te drejtojne vemendjen eshte pronesia intelektuale dhe mekanizmat mbeshtetes se saj. Pronesia intelektuale si nje perberes i rendesishem i zhvillimit te teknologjise merr nje rol te dyfishte ne zhvillimin ekonomik te nje vendi. Ajo kthehet jo vetem ne nje mbeshtetese te fuqishme te rritjes ekonomike por duke nxitur teknologjine eshte edhe objekt i zhvillimit ekonomik. Se fundi dua te ndalem ne aspektin global te modelit te rritjes. Ne ekonomine e sotme globale percaktimi i standardeve dhe produkteve konkurruese eshte pjese e lojes globale. Nese shikoni planet e zhvillimit te ekonomive te rajonit qe na rrethojne ato me shume i ngjajne konkurrences midis vendeve sesa nje bashkepunimi rajonal i cili do te mundesoje krijimin e nje tregu te perbashket per shkak edhe te natyres se ngjashme te ekonomive te rajonit. Modeli i ri ekonomik i vendit duhet te ripercaktoje edhe rolin e Shqiperise ne rajon. Ekonomia shqiptare duhet te ristrukturohet per te gjetur vendin e saj ne ekonomine mbare boterore e cila perfshin edhe ridimensionimin e saj ne rajon me qellim qe politikat e zhvillimit ekonomik te vendeve te Ballkanit te jene kolineare. Te gjitha keto ceshtje te shtyjne ne nje pyetje Cfare e pengon ekonomine shqiptare te krijoje institucionet qe duhet te debatojne keto ceshtje te rendesishme cfare duhet te bejme qe ti bejme ato te diskutueshme si te nxisim krijimin e ketyre institucioneve dhe besueshmerine e tyre
Guvernator i Bankes se Shqiperise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›