E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish udheheqesi sovjetik Mikhail Gorbacov kritikon qeverine ruse

Ish udheheqesi sovjetik Mikhail Gorbacov ka kritikuar qeverine ruse dhe ka shprehur shqetesimin e tij se vendi po ben hapa prapa thuajse dy dekada mbas grushtit te shtetit qe coi ne shperberjen e Bashkimit Sovjetik.

Duke folur sot dy dite perpara pervejtorit te 20-te te rrezimit te tij nga pushteti zoti Gorbacov tha se Rusia ka nevoje per zgjedhje te lira dhe udheheqje te re. Ish udheheqesi i partise komuniste dhe ish presidenti i Bashkimit Sovjetik tha se eshte e domosdoshme per njerezit qe te ndjehen pjese e ketij procesi. Ai rekomandoi rivendosjen e zgjedhjeve te drejtperdrejta per guvernatoret si dhe nje raund te vetem per zgjedhjet parlamentare.

Zoti Gorbacov u shpreh kunder lejimit te qeverisjes se Rusise nga nje monopol dhe beri thirrje per ate qe e quajti rotacion ne rangjet me te larta.

Pervjetori i grushtit te shtetit ne Rusi vjen ne nje periudhe ku jane shtuar paqartesite se cili do te jete presidenti i ardhshem i vendit mbas zgjedhjeve qe mbahen vitin e ardhshem.

Zoti Gorbacov e krahasoi partine Rusia e Bashkuara te kryeministrit Vladimir Putin me Partine komunsite Sovjetike. Por ai shmangu kritikat e drejtperdrejta per zotin Putin duke e vleresuar ate per stabilizimin e Rusise mbas problemeve ekonomike dhe trazirave gjate dekades se pare te shperberjes se ish Bashkimit Sovjetik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›