Nafta dhe gazi pezullohen 11 leje tregtimi te kompanive te shumices

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot pezullimin e lejes së tregtimit për disa shoqëri në fushën e tregtimit me shumicë të hidrokarbureve.
Janë 11 shoqëri që veprojnë në fushën e tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tij, për të cilat është marrë sot vendimi nga METE për pezullimin e lejes së tregtimit për 30 ditë.
Ky vendim i METE erdhi në bazë të propozimeve të Inspektoratit Qendror Teknik, pas kontrolleve të vazhdueshme që ky institucion ka zhvilluar në veprimtarinë e subjekteve të tregtimit me shumicë në fushën e hidrokarbureve.
Nga kontrollet e kryera nga IQT është konstatuar se, disa prej subjekteve nuk plotësojnë ose kanë humbur kushtin e kapacitetit depozitues, dhe subjekte të tjera nuk plotësojnë kushtin e respektimit të normave teknike të sigurisë në depozitat, për të cilat janë licencuar në ushtrimin e aktivitetit të tregtimit.
Në propozimin për pezullimin e lejes së tregtimit, Inspektorati Qendror Teknik shprehet se me gjithë detyrimet e lëna dhe e masat e mara ndaj këtyre subjekteve, ato vazhdojnë të mos plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999, “Për Përpunimin, Transportimin dhe Tregtimin e Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të Tyre”, i ndryshuar.
Shoqëritë që iu është pezulluar leja e tregtimit janë: shoqëria “ER-AR” sha; shoqëria “Glob Oil sha”; shoqëria “Refraktare” sha; shoqëria “KX Petrol” sha; shoqëria “Gleand Oil” sha; shoqëria “General Lubrifikant”sha; shoqëria “LC” sha; shoqëria “Plus-Oil sha”; shoqëria “Leksoil-Elika” sha; shoqëria “Ylli Artemis” sha dhe shoqëria “Marash Oil” sha.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është e vendosur në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj për të mbrojtur konsumatorin nga abuzimet dhe padrejtësisë që bëhen në treg, e sidomos në tregun e hidrokarbureve. Përsa i përket këtij të fundit, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço, prej disa muajsh ka ngritur një grup pune, për verifikimin e ligjshmërisë së ushtrimit të aktivitetit të shoqërive të tregtimit të naftës dhe të nënprodukteve të saj.
Gjithashtu, z. Naço ka kërkuar nga Inspektoriati Qendror Teknik zbatimin me rigorozitet të ligjit Nr. 8450, “Për përpunimin transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve zbatimin me rigorozitet të të gjitha sanksioneve që parashikon ligji, nga vendosje gjobe deri në heqjen e lejes së tregtimit apo të autorizimit përkatës për ushtrimin e veprimtarisë.
--