Ekonomia shqiptare, vlerësohet me notën B+
21/04/2010 Kompania “Standard and Poor’s” rendit Shqipërinë në vendet me qëndrueshmëri financiare
Shqipëria mori vlerësimin e dytë të riskut të investimit, nga kompania “Standard and Poor’s”, e cila është një nga tre kompanitë kryesore ndërkombëtare të vlerësimit të riskut. Vlerësimi që S&P bëri për vendin tonë është B+, me një këndvështrim “stabël” për qëndrueshmërinë financiare dhe makro-ekonomike të vendit. Në vlerësimin e saj për riskun e vendit, kompania S&P citon si argumente kryesore rritjen solide të ekonomisë, potencialin e saj afatmesëm dhe afatgjatë, prospektet për integrimin evropian dhe kuadrin ligjor që mbron investitorët dhe garanton me prioritet pagesat e huave. Gjithashtu S&P thekson se ekonomia shqiptare ishte nga të vetmet ekonomi evropiane që nuk pësoi rënie ekonomike dhe recesion. S&P vlerëson se mbajtja nën kontroll e inflacionit ishte një faktor i rëndësishëm i qëndrueshmërisë ekonomike të vendit gjatë periudhës së krizës ndërkombëtare. Vlerësimi i S&P i paraprin daljes së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të kapitalit në dy javët e ardhshme, me eurobondin e saj të parë. Vlerësimi B+ vjen në një kohë kur rajoni dhe bota ende përballet me krizën ekonomike dhe financiare, dhe kur shumica e vendeve të rajonit kanë marrë vlerësime në zbritje nga kompanitë e riskut. “Ky vlerësim është një konfirmim i vlerësimit të Moody’s, dhe shpreh besimin e analistëve ndërkombëtare të riskut për ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave në lidhje me vlerësimin. Të dyja këto vlerësime vijnë në një moment shumë të përshtatshëm për Shqipërinë. Ato vijnë në një kohë kur vendi ynë po përgatit të dalë në treg me eurobondin e tij të parë dhe kur rajoni e bota ende po luftojnë për të dalë nga kriza.