E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli kërkon mbështetje për integrimin në BE

20/04/2010 Bashkëpunimi me Vatikani

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka kërkuar mbështetjen e shtetit të Vatikanit për procesin e liberalizimit të vizave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë si dhe për integrimin europian të vendit. Kërkesa e numrit dy të shtetit shqiptar i është bërë kardinalit Zenon Grocholevski gjatë takimit në ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë. Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, kardinali Grocholevski, një prej kardianalëve më të njohur të Vatikanit, me një peshë të rëndësishme përmes karrierës së tij të gjatë në fushat e legjislacionit dhe edukimit, ka deklaruar se në këtë vizitë në Shqipëri ka evidentuar zhvillime dhe transformime. Për Kryetaren e Kuvendit mbështetja e Vatikanit gjatë gjithë këtyre viteve mbetet shumë e vyer për të gjithë shqiptarët. “Zëri i Vatikanit ka qenë gjithnjë një zë mbështetës në çdo hap të zhvillimit të Shqipërisë”, - ka thënë ajo. Gjatë këtij takimi është biseduar mbi vlerën e rrallë të shqiptarëve, bashkëjetesën fetare, gjë e cila u vlerësua nga kardinali Grocholevski. Ai deklaroi se kjo vlerë e jashtëzakonshme e shqiptarëve është një aset që duhet ruajtur e duhet promovuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›