E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër shqiptarë, në linjën e kokainës nga Amerika e Jugut

Operacioni i mëngjesit të djeshëm përfundoi me 49 të arrestuar dhe 18 të shpallur në kërkim nga policia italiane


REXHIO KALABRIA- Katër shqiptarë të akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, me origjinë nga Amerika e Jugut në Europë, Itali dhe Ballkan. Arrestimet u kryen dje në mëngjes nga skuadrat e lëvizshme të disa qyteteve italiane në bazë të vendimeve të arresteve të lëshuara nga Gjykata e Rexhio Kalabrisë.


Operacioni i koduar Trovador (Rapsodi) konkludoi me arrestimin e 49 personave, nga të cilët katër 36 janë italianë, 4 shqiptarë, pesë peruanë, një meksikan, si dhe dy femra një uruguajane dhe një rumune.


Të katër shqiptarët e arrestuar, janë nga Berati dhe tre prej tyre janë vëllezër, nga të cilët një prej tyre rezident i përhershëm në Itali. Katër shqiptarët e arrestur janë, Armando Xhaxhaj, 38 vjeç që njihej me emrin Mand, vëllai i tij Krenar Xhaxhaj 40 vjeç, i lindur në Berat dhe rezident në Romë, i thirrur shkurt me emrin Nari.


Bashkë me ta është arrestuar edhe vëllai i tretë, Lulëzim Xhaxhaj, lindur e banues në Berat, i njohur me emrin Shkurt Luli.


Veç tyre policia italiane në kuadër të operacionit, "Trovador", arrestoi edhe Adem Haznedarin 47 vjeç, nga Berati banues në kryeqytet. Të katër personat, sipas mediave italiane, kanë rol të rëndësishëm në këtë linjë.


Pikërisht për këtë shkak, sipas tyre autoritetet hetimore të Rexhios, pritet të nisin letër porosi ndaj këtyre personave në drejtim të Shqipërisë, për të mësuar më tepër rreth të kaluarës së tyre, apo informacioneve zyrtare që kanë autoritetet shqiptare të hetimit.


Veç 49 të arrestuarve të mëngjesit të djeshëm, policia italiane me vendim të gjykatës së Rexhios, ka shpallur në kërkim edhe 18 persona të tjerë me kombësi kiliane, meksikane, peruane, polake italiane etj. Në këtë mënyrë numri i personave të dyshuar si të përfshirë në këtë linjë trafiku sipas autoriteteve hetimore italiane, kapin numrin e 67 personave, që duhet të qëndrojnë në qeli.


Hetuesve italianë, iu referohen mediat vendase, sipas të cilëve, operacioni ka pasur një shtrirje kohore prej më tepër se një viti, që kur policia e Rexhios zbuloi dhe kapi një ngarkesë kokaine që vinte nga Amerika e Jugut, dhe kishte destinacion kryesisht tregun italian.


Menjëherë pas operacionit të përfunduar dje në mëngjes, funksionarët që hetuan dhe realizuan këtë operacion, dolën në një konferencë shtypi. Sipas mediave italiane në ndihmë të këtij operacioni, kanë marrë pjesë edhe autoritetet policore dhe të hetimit në Shqipëri, me informacionet e dhëna homologëve të tyre.


Akuza e ngritur ndaj tyre është, krijim dhe drejtim të organizatave kriminale, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe trafik të metaleve të çmuara, unazave, varëseve, vëthëve, etj.


Operacioni është koduar "TROVADOR", pasi sipas policisë, kokaina transportohej me "Maserati" dhe ka erën e fushave greke. Kokaina vintë nga Amerika e Jugut në Spanjë, prej nga ku më pas trafikohej për në Itali.


Armando Xhaxhaj 38 vjeç "Mandi",
Krenar Xhaxhaj 40 vjeç Nari
Lulëzim Xhaxhaj 31 vjeç Luli
Adem Haznedari 47 vjeç

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›