E Diel, 1 Nëntor 2026

Starton në Durrës edicioni I parë i festivalit të 5-të ndërkombëtar “Maratona Rinore2009”

Të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi në konkurim artistik

400 të rinj shqiptarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi do të konkurojnë në edicionin e 5-të të Festivalit mbarëkombëtar “Maratona Rinore” që ka nisur mbrëmë në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Presidenti i Festivalit Gjergj Kote tha se,” në këtë edicion që do të vazhdojë pesë mbrëmje radhazi do të konkurojnë kryesisht nxënës të shkollave të mesme nga Tirana, Elbasani, Shkodra, Gramshi, Lushnja dhe Kruja, si dhe nga Peja (Kosovë), Kërçova (Maqedoni) dhe Ulqini e Budva (Mali i Zi)”. Sipas Kotes të rinjtë do të paraqiten me rreth 60 numra artistikë si këngë, kërcime moderne, etyde aktoriale, skeçe, monologje e pantomima. Një mbrëmje e veçantë do ti kushtohet folklorit dhe në skenë do të ngjiten ansamble folklorike të të rinjve nga Durrësi, Gramshi, Elbasani, si dhe nga Maqedonia e Mali I Zi. Kote shtoi se pas tre shfaqjeve konkuruese performancat më të mira do të konkurojnë në spektaklin gala të 18 prillit.Festivali mbarëkombëtar i të rinjve organizohet nga Fondacioni kulturor “Blue Epidamnus”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›